Kremi për mbrojtje ndaj diellit kancerogjen?!

Kremi për mbrojtje ndaj diellit kancerogjen?!

Është shumë e rëndësishme që të kujdesemi për lëkurën gjatë ditëve të nxehta. Dy nga mënyrat kryesore janë konsumimi i lëngjeve të mjaftueshme për hidratim dhe mbrojtja ndaj rrezeve direkte në lëkurën tonë, e për këtë të fundit këshillohen kremërat e ndryshme me faktor mbrojtës ndaj rrezeve UV të diellit, transmeton periskopi.

Por, sipas disa studimeve, ekziston një rrezik që këto kremëra të rikthehen në diçka shumë të rrezikshme.

Klori i cili hidhet në ujin e pishinave dhe rrezet UV që “thyhen” nga përbërësit e kremit, i shndërrojnë ato në kancerogjene. Më herët nuk ka pasur fakte për ta vërtetuar, por rezultatet e studimit u konstatuan në shtator  të vitit 2017. ( Chemosphere volume 182).

Dy nga këto kimikate lidhen me infertilitet, dëmtim të sistemit imunitar dhe kancer. Shkencëtari dr. Albert Lebedev tha se fokusi i kërkimit u bazua tek “avobenzone”, kimikati më i popullarizuar që përdoret në kremërat mbrojtës, njejtë rezultoi të kishte efekt edhe “acetyl benzenes”.

Reaksioni ndodh në lëkurën e lagur ku kemi aplikuar kremin./periskopi.com

Shpërndaje në: