Krejt vëmendja te përballja Milan-Napoli, sonte në orën 20:45
Sonte me fillim nga ora 20:45 do të zhvillohet përballja mes Milanit dhe Napolit, në kuadër të xhiros së radhës në Serie A.
Kuq e Zinjtë kanë filluar të këndellen pas një starti të keq, ndërkaq napolitanët janë në krye të tabelës në super formë, duke numëruar shtatë fitore, një humbje dhe një barazim.
Në pesë ndeshjet e fundit në të gjitha garat, Milani numëron tri fitore, ndërkaq Napoli asnjë, pra, respektivisht dy herë janë ndarë baras.