Krejt kombëtarja e Lituanisë vlen vetëm sa njëra këmbë e Vedat Muriqit (Vlera e ekipeve)
Kosova zhvillon nesër ndeshjen miqësore me Lituaninë në stadiumin “Fadil Vokrri”. Por, cila është vlera e dy kombëtareve sipas prestigjiozes Transfermarkt?
Kosova kushton 62,33 milionë euro, ndërsa para disa ditësh kushtonte mbi 85.
Lituania në anën tjetër vlen vetëm sa njëra këmbë e lojtarit më të shtrenjtë të kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqit. Kombëtarja lituaneze peshon në treg vetëm 7 milionë euro, shkruan Periskopi.
Përveç Muriqit, vlerë të madhe në treg kanë edhe Amir Rrahmani e Milot Rashica me nga 12 milionë euro respektivisht.
Arbër Zeneli vlen 5 milionë, aq sa edhe Mërgim Vjovoda.
Lojtari më i shtrenjtë i Lituanisë është Arvydas Novikovas që vlen 800 mijë.
Sidoqoftë, duhet kujtuar se vitin e fundit Lituania e kishte mposhtur Shqipërinë në Tiranë. /Periskopi