Krejt çka dihet deri më tani për arrestimin e kosovarit nga Serbia në Merdarë

Krejt çka dihet deri më tani për arrestimin e kosovarit nga Serbia në Merdarë

Autoritetet serbe në pikën kufitare në Merdare, kanë arrestuar edhe një qytetar të Kosovës, me emrin Tefik Mustafa nën dyshimin për krime lufte. Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës (MPJD) ka dënuar arrestimin e tij, teksa për këtë rast ka njoftuar ndërkombëtarët. Ndërkohë, në muajin prill edhe një qytetar i Kosovës ishte arrestuar për të njëjtin dyshim.

Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës ka konfirmuar për arrestimin e qytetarit, Tefik Mustafa, në pikën kufitare në Medare.

MPJD ka mohuar akuzat që çuan në arrestimin e Mustafës, të cilat janë “krime të pretenduara të luftës ndaj popullsisë jo-shqiptare, gjatë luftës në Kosovë më 1999.

Ndërkohë, sipas MPJD-së, Zyra Ndërlidhëse e Republikës së Kosovë në Serbi, ka njoftuar misionet e SHBA-së dhe Britanisë së Madhe dhe shteteve të tjera në Beograd për arrestimin e Mustafës.

Lidhur me këtë rast, Zyra Ndërlidhëse e Republikës së Kosovë në Serbi menjëherë i ka njoftuar misionet diplomatike të Shteteve të Bashkuara dhe Britanisë së Madhe dhe të shteteve tjera në Beograd si dhe i ka dërguar kërkesë zyrtare Zyrës Ndërlidhëse të Serbisë në Kosovë për konfirmim të arrestimit dhe për ofrimin e detajeve tjera relevante, në të cilën kërkesë është përfshirë edhe Delegacioni i Bashkimit Evropian në Serbi.” – thuhet në reagim.

Gjithashtu do tё paraqes kёrkesё zyrtare autoriteteve serbe pёr tё lejuar Ambasadorin Jashari ta vizitojё z. Tefik Mustafa, nё mёnyrё qё shteti dhe Qeveria e Republikёs sё Kosovёs tё njoftohet mё konkretisht pёr trajtimin qё po i bёhet z. Mustafa nga organet serbe.” – thuhet tutje.

Tutje, MPJD ka dënuar ashpër ndalimin e arrestimin e qytetarëve të Kosovës teksa ka bërë thirrje për lirimin e tij.

Gjithashtu, për këtë rast shteti i Kosova ka njoftuar vendet e QUINT-it.

“Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës dënon ashpër ndalimin, arrestimin dhe keqtrajtimin e qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe njëkohësisht i bën thirrje Bashkësisë Ndërkombëtare që të ndërmarrë hapa konkret për lirimin e menjëhershëm të qytetarit z. Tefik Mustafa dhe njëkohësisht të kërkojë përgjegjësi nga shteti serb për këto veprime arbitrare dhe destruktive dhe që bien ndesh me konventat ndërkombëtare për të drejtat e njeriut.”

“MPJD për këtë arrestim ka njoftuar dhe shtetet e Kuint-it në Kosovë dhe do t’iu mbajë të informuar rreth këtij rasti dhe për çdo informatë të re do t’ju njoftojmë me kohë.” – thuhet në reagim, ku është publikuar edhe numri në të cilin qytetarëve qytetarët “që mund të ballafaqohen me vështirësi të natyrave të ndryshme gjatë udhëtimit të tyre nëpër Serbi, të na kontaktojnë në numrin e telefonit: +383 46 51 00 51.

Për këtë rast ka folur edhe ministri i Punëve të Brendshme, Ivica Daçiq. Ai ka përmendur rastin për të cilin sipas tij dyshohet se ishte përfshirë Mustafa më 1999.

Sot pasdite në vendkalimin në Merdare është arrestuar një person i dyshuar për krime lufte kundër popullatës civile të Kosovës, ky është Tefik Mustafa, i cili si pjesëtar i UÇK-së në deklaratat e dëshmitarëve është përmendur si pjesëmarrës në rrëmbimi i policëve Goran Marinkoviq, Zhivojin Paviq dhe Predrag Millosheviq, i cili ndodhi më 19 qershor 1999, në autostradën Prishtinë-Gjilane, afër qytetit të Labljanit, pas së cilës u humbën të gjitha gjurmët.” – ka thënë ai, shkruajnë mediat serbe.

Kjo nuk është hera e parë që Serbia arreston kosovarët nën akuzat për krime lufte.

Kësisoj, më 17 prill, Serbia kishte arrestuar Sadik Duraku me nënshtetësi britanike.

Duraku u arrestua në një vendkalim kufitar mes Kroacisë dhe Serbisë, gjatë kohës kur Serbia kishte ndaluar të gjithë qarkullimin e autobusëve nga Kosova.

Sadikut i është caktuar masa e paraburgimit.

Shpërndaje në: