Krejt çfarë dihet deri më tani për zjarret në Los Anxhelos të Kalifornisë

Krejt çfarë dihet deri më tani për zjarret në Los Anxhelos të Kalifornisë

Kalifornia po vazhdon të përballet me zjarret që kanë nisur tash e disa ditë ndërsa po shkaktojnë viktima dhe dëme të mëdha materiale.

Zjarrfikësit janë ende duke luftuar me flakët që kanë djegur 40,000 hektarë që nga e marta e kaluar.

Ato kanë vrarë të paktën 24 njerëz dhe kanë shkatërruar më shumë se 12,000 struktura – përfshirë shtëpi, kasolle, shtëpi të lëvizshme dhe makina, përcjell Telegrafi.

Dhe teksa zjarret kanë shpërthyer në Los Anxhelos, më shumë se 100,000 njerëz janë nën urdhrat e evakuimit.

Progres i mirë u arrit të dielën, me erërat më të qeta që lejuan zjarrfikësit të frenojnë plotësisht disa zjarre më të vogla.

Por erërat po rriten përsëri ndërsa hyjmë në një javë të re, duke paraqitur një sfidë në vete.

Dhe 48 orët e ardhshme po vlerësohen si vendimtare për ata që po përballen me zjarret.

Ndërkohë hetuesit janë ende duke punuar për të përcaktuar se çfarë i shkaktoi ato.

Sipërfaqja totale e djegur në zjarret e Los Anxhelos më e madhe se Parisi

Shpërndaje në: