Kreatorët e Vetëvendosjes veshin Beyoncen (Foto)
Artistja e famshme Beyonce, ishte e pranishme në festën e ditëlindjes së reperit të njohur P. Diddy.
Diva e muzikës ka vendosur të veshë një fustan të kreatorëve shqiptarë ‘Kujta&Meri’.
Këtë e kanë bërë të ditur vet kreatorët shqiptarë në një video që e kanë shpërndarë në faqen e tyre duke e punuar fustanin.
“Ajo pati shumë besim tek ne dhe na la të lirë të krijojmë më të mirin për të. Ishte shumë përgjegjësi e madhe të krijonim për divën”, shkruajnë dizajnerët .
Beyonce këtë kreacion elegant e veshi për të marrë pjesë, bashkë me bashkëshortin Jay Z në festën e organizuar për ditëlindjen e mikut të tyre, reperit dhe biznesmenit të njohur, Diddy.
Ajo ka postuar edhe disa fotografi nga ajo festë.
Kujtojmë se dizajnerët ‘Kujta&Meri’ merren ngapak edhe me politikë. Ata së fundmi janë anëtarësuar në partinë e Albin Kurtit, Lëvizjen Vetëvendosje./Periskopi/
https://www.instagram.com/p/B6Gt-dAFwQv/?utm_source=ig_web_copy_link