Krasniqi: VV po përpiqet të mashtrojë sërish me një ‘program dëshirash’
Kandidatja e LDK për deputet, Rrezarta Krasniqi ka thënë se Vetëvendosje po tenton të mashtrojë.
Ajo në Facebook shkroi se VV pasi që dështoi në qeverisje, dhe se nuk realizoi asnjë premtim, sipas saj tani ka ardh me një ‘program dëshirash’.
Krasniqi tutje shkruan se më 9 shkurt, populli do t’i japë fund dështimeve dhe të sjellë ndryshimin e shumëpritur.
Pas një qeverisjeje të dështuar, ku Vetëvendosje nuk ka realizuar asnjë nga premtimet që u ka bërë qytetarëve, tani – në gjysmë të fushatës – po përpiqen të mashtrojnë sërish me një ‘program dëshirash’. Ky plan i vonuar është dëshmia më e mirë e mungesës së vizionit dhe paaftësisë së tyre për të udhëhequr.
Derisa në anën tjetër, LDK ka treguar seriozitet dhe përgjegjësi të jashtëzakonshme, duke prezantuar një plan konkret dhe të realizueshëm për qytetarët që meritojnë më shumë.
Më 9 shkurt, populli do t’i japë fund dështimeve dhe të sjellë ndryshimin e shumëpritur!
#LDK124 ✔️
#RrezartaKrasniqi36✔️
#BëhuNdryshimi 🫶