Krasniqi: VV-ja është dashur ta dijë se ndalimi i Listës Serbe nuk bëhet me një audio-incizim të Sami Kurteshit

Krasniqi: VV-ja është dashur ta dijë se ndalimi i Listës Serbe nuk bëhet me një audio-incizim të Sami Kurteshit

Analisti Albert Krasniqi ka komentuar vendimin e PZAP-së, i cili ka konstatuar se vendimi i KQZ-së për moscertifikiin e Listës Serbe nuk ka qenë i ligjshëm.

Ai ka vlerësuar se LVV-ja është dashur ta dijë se ndalimi i Listës Serbe për të marrë pjesë në zgjedhje nuk mund të bëhet me një audio-incizim të Sami Kurteshit.

Në profilin e tij në “Facebook”, Krasniqi ka shkruar se ndalimi i partive politike për të marrë pjesë në zgjedhje bëhet vetëm me vendim të gjykatave.

“Vetëvendosje është dashur ta dijë se ndalimi i Listës Serbe për të marrë pjesë në zgjedhje nuk mund të bëhet me një audio-incizim të Sami Kurteshit që e lëshon nga telefoni në një mbledhje të KQZ-së. Partitë politike mund të ndalohen nga pjesëmarrja në zgjedhje vetëm përmes vendimeve të gjykatave, kur të dëshmohen lidhjet e tyre (jo të individëve) me pjesëmarrje në akte terroriste. VV, duke pasur kontroll të plotë mbi institucionet e shtetit, ka pasur mundësinë ta bëjë këtë nëse do ta kishte seriozisht”, ka shkruar Krasniqi.

Ai ka thekuar se veprimet e tilla e dëmtojnë rëndë sovranitetin e Kosovës.

“Përdorimi i këtyre rasteve për qëllime të fushatës zgjedhore vetëm sa e forcon argumentin e Serbisë dhe rrit frikën e ndërkombëtarëve se Kosova nuk është e aftë të mbrojë të drejtat e pakicave etnike. Ky është dëmi më i madh që mund t’i shkaktohet Kosovës dhe sovranitetit të saj”, ka shkruar Krasniqi.

Shpërndaje në: