Krasniqi: Vonesat në marrjen e statusit kandidat për anëtarësim në BE, peng i obligimeve të pakryera të Kurtit
Deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi, ka thënë se vonesat në marrjen e statusit kandidat për anëtarësim në KiE janë peng i obligimeve të pakryera nga Kurti dhe Qeveria e tij.
Përmes një postimi në Facebook, ajo ka thënë se deri Kosova është nën masa të BE-së, s’ka status të kandidatit.
Ajo ka shtuar se ndryshimi është i domosdoshëm dhe se atë e bën LDK.
Postimi i plotë:
Vonesat në marrjen e Statusit Kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian janë peng i obligimeve të pakryera nga Albin Kurti dhe Qeveria e tij. Nuk ka Status të Kandidatit derisa Kosova është nën masa të BE-së, e marrim Raport të Vendit (Progresit) negativ si ky i fundit, që është më i dobëti që ka marrë Kosova ndonjëherë .
Ndryshimi është i domosdoshëm.