Krasniqi viziton luftëtarin e UÇK-së në Malishevë: Në qeverisjen e PDK-së veteranët do të trajtohen me dinjitet

Krasniqi viziton luftëtarin e UÇK-së në Malishevë: Në qeverisjen e PDK-së veteranët do të trajtohen me dinjitet

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka qëndruar në Malishevë, ku ka vizituar familjen e luftëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ramë Bibaj, i njohur si mixha Ramë.

Krasniqi ka thënë se kjo familje, ashtu si qindra të tjera anekënd Kosovës, ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm për lirinë tonë.

“Përherë mirënjohës dhe të përkushtuar për të nderuar sakrificën e tyre. Në qeverisjen e PDK-së me Bedri Hamzën në krye, veteranët do ta kenë respektin dhe dinjitetin që meritojnë”, ka shkruar lideri i PDK-së.

Shpërndaje në: