Krasniqi: Veprimtaria e Ferrit do të mbetet përherë e spikatur në fushën e artit
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka reaguar pas ndarjes nga jeta të akademikut Rexhep Ferrit.
Krasniqi thekson se veprimtaria e tij e shquar artistike dhe intelektuale do të mbetet përherë e spikatur në fushën e artit dhe kulturës sonë kombëtare.
“U pikëllova nga lajmi për vdekjen e akademikut dhe piktorit tonë të mirënjohur, Rexhep Ferri”, shkroi Krasniqi.
“Veprimtaria e tij e shquar artistike dhe intelektuale do të mbetet përherë e spikatur në fushën e artit dhe kulturës sonë kombëtare”.
“Ngushëllimet më të thella për familjen, miqtë dhe bashkëpunëtorët e akademik Ferrit. Kujtimi për të do të jetojë përherë!”.