Krasniqi uron Vitin e Ri: Është koha për të ndërmarrë hapat e guximshëm për Kosovën që duam
Deputetja dhe kandidatja edhe për një mandat nga LDK, Rrezarta Krasniqi ka uruar qytetarët për ndërrimin e moteve.
Ajo ka thënë se tani është koha “për të ndërmarrë hapat e guximshëm për Kosovën që duam”.
“Le të qëndrojmë të bashkuar, të vendosur dhe të përkushtuar për një të ardhme më të ndritur. Uroj që ky vit të na sjellë më shumë shpresë, sukses dhe mundësi për të gjithë”, ka uruar ajo.