Krasniqi uron Krishtlindjen: Le të kujtojmë vlerat që na bashkojnë- respektin e angazhimin e përbashkët për një Kosovë më të mirë
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka uruar festën e Krishtlindjes.
Përmes një postimi në Facebook, Krasniqi tha se në pragë të kësaj feste u takua në sheshin e kryeqytetit me dy kandidatët për deputetë Bernard Nikaj dhe Kristina Bytyqi.
“Për të gjithë qytetarët tanë të besimit të krishterë, ju përcjell urimet më të përzemërta për një Krishtlindje të bekuar. Uroj që shtëpitë tuaja të mbushen me gëzim, zemrat me paqe dhe ëndrrat me shpresë e besim”, shkroi mes tjerash Krasniqi.
Postimi i plotë:
Në prag të festës së Krishtlindjes, pata kënaqësinë të kaloj kohë në sheshin e kryeqytetit me dy nga kandidatët tanë për deputetë, Bernard Nikaj dhe Kristina Bytyqi. Së bashku, shënuam këtë festë duke përqafuar frymën e unitetit, dashurisë dhe shpresës për një të ardhme më të mirë.
Për të gjithë qytetarët tanë të besimit të krishterë, ju përcjell urimet më të përzemërta për një Krishtlindje të bekuar. Uroj që shtëpitë tuaja të mbushen me gëzim, zemrat me paqe dhe ëndrrat me shpresë e besim.
Teksa mblidheni me familjen dhe miqtë, le të kujtojmë vlerat që na bashkojnë si shoqëri – respektin për njëri-tjetrin, solidaritetin dhe angazhimin e përbashkët për një Kosovë më të mirë.
Gëzuar Krishtlindjen të gjithë atyre që festojnë!