Krasniqi: Turp, ndoshta për ju dhe milionerët rreth teje Kryeministër nuk ka rëndësi paga por për minatorët është vet ekzistenca e tyre dhe familjes
Deputetja e LDK-së Rrezarta Krasniqi ka kritikuar kryeministrin Kurti pas situatës së fundit me minatorët.
Përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook, Krasniqi tha se Kurti “ e ka bërë udhë luftën me sindikatat dhe punëtorët e ndërmarrjeve publike”
Postimi i plotë:
“Shkon një herë, bëhen gjurma; dy tri herë bëhet udhë”.
Kryeminitrit Kurti e ka bërë udhë luftën me sindikatat dhe punëtorët e ndërmarrjeve publike. Pikërisht mashtruesi Kurti për vite me radhë gënjente se do të qëndroj afër sindikatave dhe punëtorëve por me të ardhë në qeveri ai i luftoi ata me kërcënime e shantazhe, e tani edhe me paga.
Ky njeri po shkatërron gjithçka që kemi ndërtuar për vite me radhë dhe tash Trepça e minatorët janë caku i radhës. Ndoshta për ju dhe milionerët rreth teje Kryeministër nuk ka rëndësi paga por për minatorët është vet ekzistenca e tyre dhe familjes.
Turp Kryeministër!