Krasniqi takon ambasadorin italian, flasin për zgjedhjet e parakohshme

Krasniqi takon ambasadorin italian, flasin për zgjedhjet e parakohshme

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka takuar sot ambasadorin italian në Kosovë, Antonello de Riu, shkruan Periskopi.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Krasniqi tha se me ambasadorin kanë diskutuar për zgjedhjet e parakohshme.

Postimi i plotë:

Në selinë e PDK-së e prita edhe ambasadorin italian në Kosovë, Antonello De Riu.
Zhvillimet politike, qëndrimet dhe vizioni i PDK-së në raport me to, si dhe kërkesa jonë për zgjedhje të parakohshme – ishin tema të diskutimit tonë të përbashkët.
Qytetarët dhe shteti i Kosovës kanë nevojë të shpejtë për zhvillim, përparim dhe integrim.
Ambasadorin De Riu e falënderova për vizitën dhe mbështetjen e vazhdueshme të Italisë për Kosovën.

Shpërndaje në: