Krasniqi takon ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, diskutuan për zhvillimet e fundit në vend

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka pritur sot në takim ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Jonathan Hargreaves, me të cilin diskutuan për zhvillimet e fundit në vend.
Krasniqi tha se pavarësisht pozicionit politik, për PDK-në, interesat e Kosovës dhe qytetarëve të saj mbeten gjithmonë udhëzuesi kryesor.
“Vlerësoj përkushtimin dhe kontributin e vazhdueshëm të misioneve diplomatike në Kosovë, të cilat luajnë një rol të rëndësishëm në ndërtimin e një të ardhmeje më të mirë dhe më të zhvilluar për vendin tonë”, ka shkruar Krasniqi.