Krasniqi takohet me SBAShK: Me jetësimin e planprogramit të Bedri Hamzës, do t’u vijë fundi sfidave të mësimdhënësve
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka pritur në takim sot udhëheqësit e SBAShK-ut me të cilët ka folur për sfidat e mësimdhënësve, shkruan Periskopi.
Krasniqi përmes një postimi në llogatinë e tij në Facebook, u shpreh se kur të fillojë jetësimi i planprogramit të Bedri Hamzës pas 9 shkurtit do t’u vijë fundi sfidave të tyre.
Postimi i plotë:
Së bashku me Abelardin, pritëm sot në takim udhëheqësit e Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, me të cilët biseduam lidhur me sfidat e ndryshme me të cilat po ballafaqohen mësimdhënësit në vendin tonë e të cilave do t’ju vijë fundi pas 9 shkurtit, kur do të fillojë jetësimi i planprogramit të Bedri Hamzës, me PDK-në në krye të Qeverisë.