Krasniqi takohet me Bettel, e falënderON për mbështetjen e vazhdueshme të Luksemburgut ndaj Kosovës
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, e ka takuar sot zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Luksemburgut, Xavier Bettel.
“Xavierin e urova për hapjen e ambasadës së re të Luksemburgut në Republikën e Kosovës – një hap i rëndësishëm drejt forcimit të mëtejmë të bashkëpunimit ndërmjet vendeve tona dhe përkushtimit afatgjatë të Luksemburgut ndaj Kosovës”, ka shkruar lideri i PDK-së.
Më tej, ai ka treguar se me ish-kryeministrin Bettel e ka falënderuar për mbështetjen e vazhdueshme të Luksemburgut ndaj Kosovës nëpër fushat kyçe, nga shëndetësia te teknologjia e inovacioni.
“Bashkë biseduam edhe për angazhimet tona të përbashkëta në kuadër të Aleancës së Liberalëve dhe Demokratëve të Evropës, ku Partia Demokratike e Kosovës dhe Partia Demokratike e Luksemburgut e Zëvendëskryeministrit Bettel janë anëtare”, ka përfunduar Krasniqi.