Krasniqi takohet me ambasadorin francez, flasin për zhvillimet politike dhe sigurinë në vend

Krasniqi takohet me ambasadorin francez, flasin për zhvillimet politike dhe sigurinë në vend

Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi është takuar sot me ambasadorin frances, Olivier Guerot, me të cilin ka biseduar për zhvillimet e fundit në vend, shkruan Periskopi.

Ai përmes një postimi në Facebook ka thënë se  temë kryesore e takimit te tyre ishin ngjarjet politike dhe siguria në vend.

Tutje, Krasniqi ka shkruar se partia e tij do të vazhdoj të punoj për interes të vendit.

Njoftimi i plotë:

Në selinë e PDK-së, sot prita ambasadorin e Francës në Kosovë, Olivier Guerot. Bashkë diskutuam për zhvillimet e fundit në vend, me theks të veçantë ato politike dhe të sigurisë. Ambasadorin Guerot e falënderova për vizitën dhe diskutimin e frytshëm që kishim bashkë. PDK, si gjithmonë, do të vazhdojë kontributin e saj të pandalshëm në interes të shtetit dhe qytetarëve të Kosovës!

Shpërndaje në: