Krasniqi: Raporti është negativ si rrjedhojë e qeverisjes jokompetente të Vetëvendosjes

Krasniqi: Raporti është negativ si rrjedhojë e qeverisjes jokompetente të Vetëvendosjes

Deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi ka kritikuar Qeverinë pas rekomandimeve të Raportit të Progresit për vitin 2024.

Ajo ka thënë se raporti është negativ si rrjedhojë e qeverisjes jokompetente të Vetëvendosjes që sipas saj vetëm sa e ka armiqësuar vendin me miqtë.

Deputetja tutje ka numëruar edhe disa vërejtje që ky raport i ka bërë.

Postimi i plotë:

Të dashur qytetarë,

Si Kryetare e Komisionit për Integrim Evropian në Kuvendin e Republikës së Kosovës, po i ndaj me ju disa vërejtje fillestare nga Raporti i Progresit për Kosovën i publikuar sot.

Raporti është gjerësisht negativ si rrjedhojë e qeverisjes jokompetente të Vetëvendosjes me një Qeveri që për katër vite na armiqësoi me miqtë dhe partnerët tanë strategjik, e futi Kosovën nën masa të BE-së dhe nuk solli asnjë njohje.

Në përgjigjësi, është shqetësues një numër kaq i madh i vërejtjeve serioze ndaj Qeverisë dhe shumicës parlamentare në Kuvend, e cila e ka përgjegjësinë politike.

Raporti ka gjetur se rekomandimet e raportit nga viti 2023 nuk janë zbatuar thujase në asnjë fushë.

Më tutje, këshillat, sugjerimet e rekomandimet e Bashkimit Evropian nuk janë marrë parasysh për shumicën e ligjeve dhe politikave kyqe.

Raporti ka vlerësuar se ka progres të limituar thujase në çdo fushë të qeverisjes.

Disa prej vërejtjeve tjera më specifike, janë:

❌️ Qeveria nuk ka arritur të ndërtojë dialog për të shtyrë agjendën e BE-së përpara, pra bëhet thirrje për një qasje kontruktive e pozitive

❌️ Pushteti ka rrezikuar reformat kryesore dhe nuk ka mbajt konsultime publike për këto reforma

❌️ Nuk janë realizu reformat për organizimin e administratës

❌️ Progres i kufizuar në reformën e sistemit të drejtësisë

❌️ Injorim i këshillave të fuqishme të BE-së dhe Komisionit të Venedikut rreth Ligjit për Këshillin Prokurorial dhe reforma tjera në fushën e drejtësisë

❌️ Progres i kufizuar në luftën kundër korrupsionit

❌️ Përpjekje nga Qeveria për të ushtruar kontroll mbi mediat

❌️ Injorim i rekomandimeve të BE-së dhe organizatave tjera ndërkombëtare për rregullatorin e mediave

❌️ Kërkesë urgjente me adresu pavarësinë dhe përgjegjësinë në Radio Televizionin Publik të Kosovës

❌️ Dobësi në menaxhimin e investimeve publike dhe mbikëqyrje e dobët e ndërmarrjeve publike

❌️ Sistemi i prokurimit i shoqëruar me parregullësi dhe i ekspozuar ndaj korrupsionit

❌️ Injorim i procedurave në Kuvend për miratimin e 18 ligjeve dhe dështim në përmbushjen e afateve të caktuara nga Gjykata Kushtetuese për të rishikuar ligjet

❌️ Refuzim i Qeverisë për t’u përgjigjur pyetjeve parlamentare duke dëmtuar demokracinë në vend

❌️ Vonesa të mëdha në zbatim të agjendës së BE-së e cila është tërësisht në përgjegjësi të Zëvendëskryeministrit të Parë, përfshirë mospërfshirjen e ministrive në këtë proces.

Shpërndaje në: