Krasniqi: Qasja e gabuar nga qeveria Kurti ka sjellë përplasje me BE-në

Krasniqi: Qasja e gabuar nga qeveria Kurti ka sjellë përplasje me BE-në

Deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi, ka thënë se Kosova e shënon Ditën e Evropës në muajin e 11 të sanksioneve nga BE.

Përmes një postimi në Facebook, ajo ka thënë se qasja e gabuar e Qeverisë Kurti ka sjellë për herë të parë të ashpra me BE-në dhe si pasojë jemi në vendet e sanksionuara nga Bashkimi Evropian.

Postimi i saj i plotë:

Në Ditën e Evropës Republika e Kosovës feston muajin e 11 të sanksioneve nga vendet e BE-së.

Republika e Kosovës gjithmonë është njohur si një nga vendet më pro evropiane në Ballkan dhe një shtet demokratik në miqësi të përhershme me ShBA dhe BE. Qasja e gabuar nga Qeveria Kurti ka sjellë për herë të parë përplasje të ashpra me BE-në dhe si pasojë jemi në vendet e sanksionuara nga Bashkimi Evropian.

Në vend se këtë datë ta festojmë me ndonjë njohje të re ose anëtarësim në ndonjë organizatë ndërkombëtare ne gjendemi nën sanksione nga vendet e BE-së, kushtëzime të reja për KiE që vijnë si rrjedhojë e premtimeve të trinomit Kurti-Osmani-Konjufca dhe raporte të rrënuara me Bashkimin Evropian dhe ShBA.

Si shoqëri e kemi obligim që Kosovën ta bëjmë pjesë të të gjitha organizatave ndërkombëtare, të anëtarësohemi në BE, si garanci për të ardhmen tonë demokratike dhe në NATO për garancën e sigurisë në vend dhe mbarë Ballkanin.

Republika e Kosovës e ka vendin në Bashkimin Evropian dhe vetëm Lidhja Demokratike e Kosovës e garanton rrugën evropiane për qytetarët tanë.

Shpërndaje në: