Krasniqi: Politika populiste e Kurtit ia ka prishë mendjen miletit
Analisti Milazim Krasniqi ka kritikuar kryeministri Albin Kurti se ia ka prishur mendjen populli të Kosovës.
Ai ka bërë me dije se polemikat e forta me ndërkombëtaret kryeministri Kurti po i bën për qëllime politike.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkrua se shefi i ekzekutivit në këtë mënyrë po e rrit popullaritetin te qytetarët.
“1. Polemikat populiste të Kurtit me të huajt e shtojnë popullaritetin e tij në sytë e publikut (miletit.) Ata duan të shohin lider të fortë, që demek ua rrahë tavolinën të fortëve të botës, grenellave, eskobarave, borellave… 2. Presioni populist ndaj pakicës që perceptohet si armiqësore, në rastin e Kosovës ndaj serbëve, e shton popullaritetin e qeverisë në sytë e njerëzve që bartin trauma nga e kaluara e hidhur dhe që hakmarrjen e shohin më të rëndësishme se sa interesin shtetëror. 3. Përçmimi populist i opozitës (psh. me shprehjet si “me koordinim e pa koordinim) e rritë popullaritetin e qeverisë në sytë e militantëve të partisë në pushtet, që kanë komplekse të hershme inferioriteti”, ka shkruar Krasniqi.