Krasniqi për shtatoren e Tony Blair në Ferizaj: Simbolizon miqësinë e përjetshme

Krasniqi për shtatoren e Tony Blair në Ferizaj: Simbolizon miqësinë e përjetshme

Në 25-vjetorin e çlirimit të Kosovës, gjatë së mërkurës në Ferizaj u zbulua shtatorja e ish-kryeministrit britanik, Tony Blair.

Për këtë ka shkruar edhe kreu i PDK-së, Memli Krasniqi, i cili tha se kjo simbolizon miqësinë e përjetshme dhe mirënjohjen ndaj tij.

“Sot, në Ferizaj përuruam shtatoren e ish-kryeministrit të Mbretërisë së Bashkuar, Tony Blair, duke nderuar lidershipin e tij të patrembur dhe mbështetjen e palëkundur për çlirimin e Kosovës. Ky monument simbolizon shpresën tonë të pakufishme, miqësinë e përjetshme dhe mirënjohjen e përzemërt.

Faleminderit, kryeministër Blair!”, ka thënë ai.

Shpërndaje në: