Krasniqi për Kusari-Lilën: E vyeshmja e Kurtit të tregojë se çfarë kërkesa i plotësoi Millanit në kompensim të votave
Deputeja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi ka reaguar pas përgjimeve telefonike mes Mimoza Kusari-Lilës dhe kryekriminelit Millan Radoiçiq.
Ajo thotë se “e vyeshmja e Albin Kurtit duhet të tregojë se çfarë kërkesa ia ka plotësuar Millanit në kompensim të votave”.
“E vyeshmja e Albin Kurtit është koordinuar me kryekriminelin dhe terroristin, Millan Radoiciqin për çdo veprim e votim në Kuvend. Për këto koordinime ka pas urdhër nga Albin Kurti. Le të tregoj çfarë kërkesa ia ka plotësuar Millanit në kompensim të votave? Pazare në dëme të Republikës. Ju ka ardhur fundi Kryeministër”, shkruan Krasniqi.