Krasniqi për duelin e radhës: Jam gati dhe dua ta rikthej ketë titull në familje pas 21 vitesh kur triumfoi xhaxhai im, Luan Krasniqi
Sportistët nga Kosova vazhdojnë shkëlqimin në arenën ndërkombëtare.
Ardian Krasniqi është një ndër boksierët më me perspektiv në Gjermani.
Krasniqi ka njoftuar se lufta e tij e ardhshme do të jetë për titullin e kampionatit kombëtar gjerman.
Luftën e radhës Krasniqi do ta zhvillojë më 23 shtator në “Getec Arena” në Magdeburg të Gjermanisë.
Ai theksoi se është gati të triumfojë njëjtë si xhaxhi i tij Luan Krasniqi, i cili gjithashtu e ka fituar këtë titull.
“Lufta ime e radhës është vendosur! Lufta do të jetë për titullin e kampionatin kombëtar gjerman, titulli më i rëndësishëm i Gjermanisë! Jam gati dhe dua ta rikthej ketë titull në familje pas 21 vitesh kur triumfoi xhaxhai im, Luan Krasniqi kundër Rene Hanl”, shkroi Ardian Krasniqi në rrjetin social Facebook.