Krasniqi: PDK-ja është në garë për vend të parë, Bedri Hamza kryeministër i ardhshëm

Krasniqi: PDK-ja është në garë për vend të parë, Bedri Hamza kryeministër i ardhshëm

Memli Krasniqi, kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës, gjatë një interviste në RTV 21, ka folur për shumë tema, përfshirë zgjedhjet, narracionin e pushtetit të kryeministrit Albin Kurti për “zhvillimin e Kosovës”, e dialogun e lehtësuar nga BE-ja. Çka tha kryetari i PDK-së?

Së pari, Krasniqi e lavdëroi kandidatin e PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, të cilen e quajti “kandidat të duhur për të gjithë qytetarët”.

“Hamza është kanditait i duhur për të gjithë qytetarët, video e Hamzës që ka ftuar qyetetarët është ne frymën e fushatës që do ta shohim në vazhdimësi se është pranë qytetareve pa dallim, Hamza është kadidati i qytetarëve të Kosovës që garon me PDK është kandidaturë ndryshe nga ato që i kemi në skenën politike”, tha Krasniqi.

Në intervistë, Krasniqi u tregua goxha optimist, duke sqaruar se PDK-ja është në garë për vendin e parë.

“Bindja ime e plotë dhe apsolute është se kryeminsitër i ardhshëm është Bedri Hamza, PDK-ja është në garë për vendin e parë”, tha Krasniqi.

Pastaj Krasniqi u mor me qëndrimet zyrtare të Qeverisë Kurti. Sipas Krasniqit, qeverisja katër vjeçare e VV-së është një mundësi e humbur.

“Ka qenë një mandat i fuqishem, një mundësi e humbur, ka pasur mundësi që të ketë një qasje dhe qeveri transoformative në Kosovë, por qytetaret për këto 4 vite kanë pasur tema që nuk janë tema për tryezat familjare pasi që shumica e temave kanë qenë, dialogu, ndërkombëtarët, siguria asnjë herë s’kanë qenë tema që na preokuptojnë” – tha Krasnqi.

Në këtë intervistë, kryetari i PDK-së nuk e la pa i përmend dy njerëz të pushtetit, Martin Berishaj dhe Nagip Krasniqi, dy të dyshuar për vepra të ndryshme penale.

“Paratë e pista ne Kosove ka vetem ne parat e mafise energjetike, janë në thasët e Martin Berishajt dhe Nagip Krasniqit qito janë paratë e vetme të pista për të cilat flitet në këtë vend sepse në fund të fundit vetëm njerëzit e tij janë duke u akuzuar për afera politike”, tha Krasniqi, ndërsa vlerësoi se çdo fjalë e Kurtit e thënë në ditët e fundit të qeverisë së tij është pjesë e fushatës zgjedhore.

Në lidhje me investimet e huaja, Krasniqi vlerësoi se nuk ka të tilla, pasi investimet e llogaritura si të huaja janë të mërgimtarëve në patundshmëri. Ndërsa rreth dialogut, Krasniqi tha se duhet të ketë një qasje të re.

“Problemet që i ka sjell kjo qeveri në dialog është shkëputja që nuk janë marrë me një temë, këtë tren të humbur duhet me ja faturu kësaj qeverie… Nje qasje e re me dialogun me një mirëkuptim me një spjegim me një bindje që e kemi pernime se dëshirojmë të kryejme punë”, tha Krasniqi” – tha ai.

Sjellim ndër mend që Bedri Hamza është shpallur tashmë zyrtarisht që një kohë kandidat për kryeministër të Kosovës nga radhët e PDK-së.

Shpërndaje në: