Krasniqi pas takimit me Blair: Kosova nuk do të harrojë asnjëherë liderishipin tuaj, zotëri Kryeministër

Krasniqi pas takimit me Blair: Kosova nuk do të harrojë asnjëherë liderishipin tuaj, zotëri Kryeministër

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka pritur në ta kim ish-kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar, Tony Blair.

Kreu i PDK-së ka thënë se roli i tij historik për vendin tonë dhe përkushtimi i palëkundur për të mbrojtur lirinë dhe drejtësinë ka qenë një frymëzim për të gjithë ne, tash e një çerek shekulli.

“Biseda jonë e sotme nënvizoi edhe një herë rëndësinë e bashkëpunimit të mirë ndërkombëtar, krijimit të partneriteteve dhe kultivimit të raporteve të besueshme – në funksion të sigurimit të paqes, stabilitetit dhe  integrimit euro-atlantik të vendit tonë”, ka shkruar ndër të tjera Krasniqi.

Postimi i plotë i Krasniqit:

Takimet me ish-kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar, Tony Blair, janë gjithmonë të veçanta dhe emocionuese.

Roli i tij historik për vendin tonë dhe përkushtimi i palëkundur për të mbrojtur lirinë dhe drejtësinë ka qenë një frymëzim për të gjithë ne, tash e një çerek shekulli.

Biseda jonë e sotme nënvizoi edhe një herë rëndësinë e bashkëpunimit të mirë ndërkombëtar, krijimit të partneriteteve dhe kultivimit të raporteve të besueshme – në funksion të sigurimit të paqes, stabilitetit dhe  integrimit euro-atlantik të vendit tonë.

Ish-Kryeministrit Blair i shpreha mirënjohjen e përjetshme të popullit tonë për mbështetjen e tij të vazhdueshme për Kosovën, posaçërisht atëherë kur kishim më së shumti nevojë.

Kosova nuk do të harrojë asnjëherë liderishipin tuaj, zotëri Kryeministër! 🇽🇰🇬🇧

Shpërndaje në: