Krasniqi: Nuk ka kryeministër më të mirë në Kosovë se sa Bedri Hamza
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, në emisionin Politiko është pyetur se përse ai nuk ka kandiduar për postin e Kryeministrit, por një gjë të tillë ia ka besuar Bedri Hamzës.
Krasniqi, ka thënë se, duhet të mendohet për Kosovën dhe për të ardhmen e saj, e jo për apetitet politike personale.
Sipas Krasniqit, Kosova nuk ka kandidat më të mirë se sa Bedri Hamza.
“E para punës, unë mendoj se në politikë nuk duhet të jemi vetëm për egot tona personale. Është tepër me rëndësi që ta depersonalizojmë politikën prej ideve të lidershipeve të pakontestueshme. Unë si kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës, besoj që përgjegjësinë kryesore edhe për organizatën e mbi të gjitha për vendin e kam pasur që t’i ofrojmë një garniturë qeverisëse që e udhëheq me njeriun më të emirë për sot. Dhe unë jam i bindur që nuk ka kryeministër më të mirë në Kosovë se sa Bedri Hamza në kontekstin dhe në gjendjen aktuale në të cilën Kosova është sot dhe në të cilën ka ardhur si pasojë e mungesës totale të një vizioni qeverisës të qeverisjes aktuale. Mungesa e kompetencës, fakti që ka pasur një qeveri deri sot pa përvojë, që ka pasur pa vizion, pa guxim, një qeveri që s’është fokusuar në temat që iu interesojnë qytetarëve dhe familjeve në Kosovë.
Vërtetë e kanë degradua situatën deri në atë nivel kur ne sot për fat te keq kemi rreth 300 mijë qytetarë që e kanë lëshuar Kosovën vetëm gjatë mandatit aktual qeverisës. Dhe besimi im i plot ka qenë që, neve na duhet një njeri i cili, kam unë besimin e plotë, dhe po rritet besimi i qytetarëve çdo ditë, mund t’i prij një qeverie e cila vërtetë kryen punë. Një qeverie që e mban fjalën, një qeveria që iu shërben qytetarëve, dhe që e rikthen Kosovën në binarët të cilët si popull kemi dashur me e pas drejt integrimit euroatlantik, por edhe zhvillimit ekonomik. Kosova ka nevojë për një qasje të re, ka nevojë për një qasje ndryshe, ka nevojë një Qeveri që guxon edhe me ëndërrua edhe me realizua projekte të mëdha”, është shprehur Krasniqi.