Krasniqi: Nora dhe Akili, i dhanë shumë dinjitet e krenari xhudos dhe Kosovës

Krasniqi: Nora dhe Akili, i dhanë shumë dinjitet e krenari xhudos dhe Kosovës

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka thënë se Kosova i është mirënjohëse familjes Gjakova, për Norën dhe Akilin, për kontributin e tyre në xhudo.

“Me pak më shumë fat, Akil Gjakova sot do të kthehej me medalje nga Lojërat Olimpike “Parisi 2024”. Megjithatë, një paraqitje fantastike, në eventin më të madh sportiv në botë ku finesat vendosin, duke treguar përgatitjen dhe kualitetin e tij të jashtëzakonshëm prej sportisti elitar”.

“Me apo pa medalje, vetëm krenari për këtë djalosh. Po aq krenarë jemi edhe me Nora Gjakovën, motrën e tij, e cila u bë sportistja e vetme që përfaqëson Kosovën në tri Olimpiada të ndryshme. Familja Gjakova i ka dhënë shumë dinjitet e krenari xhudos dhe Kosovës, për çka u jemi shumë mirënjohës.  Faleminderit Nora dhe Akil. Suksese në paraqitjet tuaja të ardhshme!”, ka thënë Krasniqi.

Periskopi

Shpërndaje në: