Krasniqi nga AAK zotohet për adresimin e kërkesave të kategorive të dala nga lufta e UÇK-së

Krasniqi nga AAK zotohet për adresimin e kërkesave të kategorive të dala nga lufta e UÇK-së

Kandidati për deputet nga radhët e AAK, Besnik Krasniqi sot ka mbajtur një takim me bashkëluftëtarë e UÇK-së.

Krasniqi u zotua para tyre se do të angazhohet “për adresimin e të gjitha kërkesave të kategorive të dala nga lufta e UÇK-së”.

Postimi i plotë:

Takimet me bashkëluftëtarët e UÇK-së çdoherë na kthejnë në të kaluarën, për të na kujtuar se sa e shenjtë ishte lufta për liri e pavarësi!

Bashkë me deputetin Bekë Berisha, bashkëluftëtarin Zafir Berisha e bashkëpunëtorë te tjerë, pata kënaqësinë të merrja mbështetje të sinqertë për rrugëtimin e ri politik për në Kuvendin e Kosovës.

U zotova se do të angazhohem për adresimin e të gjitha kërkesave të kategorive të dala nga lufta e UÇK-së.

Shpërndaje në: