Krasniqi: Me mbështetjen e qytetarëve dhe me Bedri Hamzën kryeministër, Kosova mundet ma mirë

Krasniqi: Me mbështetjen e qytetarëve dhe me Bedri Hamzën kryeministër, Kosova mundet ma mirë

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka ftuar qytetarët që me 11 janar të bashkohen në tubimin e partisë, nga ku do të bëhet edhe hapja e fushatës.

Krasniqi përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook tha se me mbështetjen dhe besimin e qytetarëve dhe “me kandidatin tonë për kryeministër, Bedri Hamza, jemi gati të dëshmojmë se Kosova mundet ma mirë”.

 

Postimi i plotë:

Të dashur qytetarë,
Të nderuar anëtarë dhe aktivistë,

Këtë të shtunë, më 11 janar, në ora 16:30, ju ftojmë të bashkoheni me ne në sallën 1 Tetori në Prishtinë, për hapjen zyrtare të fushatës së Partisë Demokratike të Kosovës.

Në këtë ngjarje të veçantë, do të prezantojmë edhe ekipin tonë të mrekullueshëm të kandidatëve për deputetë, që janë gati të punojnë për ju dhe vendin tonë.

Së bashku, me besimin dhe mbështetjen tuaj, me kandidatin tonë për kryeministër, Bedri Hamza, jemi gati të dëshmojmë se Kosova mundet ma mirë.

Ju mirëpresim!

#PDK131

Shpërndaje në: