Krasniqi me hipotezë: 68 për qind është dalja reale në zgjedhje
![Krasniqi me hipotezë: 68 për qind është dalja reale në zgjedhje](https://www.periskopi.com/wp-content/uploads/2025/01/albert-krasniqi-1-2400x1524_c-e1519410178858-1200x630-1-696x365-1-572x300-1.jpg)
Albert Krasniqi, analist, ka komentuar zgjedhjet e 9 shkurtit, ku fituese doli VV-ja me 41 për qind deri tani.
Krasniqi ka shkruar se dalja në zgjedhje është e lartë.
Ai ka bërë një interpretim interesant.
“Sipas regjistrimit të fundit të popullsisë, në Kosovë janë 1,118,483 banorë mbi 18 vjeç, rrjedhimisht me të drejtë vote. Kjo i bje që dalja reale në zgjedhjet e fundit brenda vendit, prej 799,954 (por që mund të ketë edhe votues që kanë ardhur nga jashtë vendit), të jetë rreth 68%” – ka shkruar ai.