Krasniqi: Me 9 shkurt përfundon gjithçka çfarë kanë hequr qytetarët, kryeministër në ardhje është Lumir Abdixhiku!
Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rrezarta Krasniqi, ka deklaruar se me datën 9 shkurt përfundon gjithçka çfarë kanë hequr qytetarët e Kosovës gjatë këtyre katër viteve.
Ajo gjatë një paraqitje televizive tha se me 9 shkurt, kryeministër në ardhje do të jetë, Lumir Abdixhiku, pasi sipas saj ka një platformë që partitë e tjera nuk e kanë.
Krasniqi tha se 200 mijë qytetarë kanë ikur nga Kosova, më shumë se në çdo qeverisje.
“Me 9 shkurt përfundon gjithçka për qytetarët e Republikës së Kosovës çfarë kanë hequr tani e katër vite. Me 9 shkurt, kryeministri në ardhje, është Lumir Abdixhiku dhe Lidhja Demokratike e Kosovës sepse ka një platformë që partitë e tjera nuk e kanë. Kemi një kryetar i cili është një politikan i brezit të ri me arsimim evropian, është një ekspert në ekonomi. Do ta zhvilloj ekonominë dhe do të hapë vende të reja të punës për të rinjtë. Ju e dini, 200 mijë qytetarë kanë ikur nga Kosova… nuk po them se nuk kanë ikur në qeverisjet e kaluara por asnjëherë më shumë se në këtë qeverisje” deklaroi Krasniqi.
Krasniqi pati kritika të forta në drejtim të kryeministrit Kurti për mos-dakoordimin me aleatët ndërkombëtarë.
Ajo tha se në vend që t’i hiqen sanksionet Kosovës, Serbia nënshkruan marrëveshje me Francën, Gjermaninë dhe SHBA-të .
“Kryeministri ishte dashur të dakoordohej me aleatët tanë ndërkombëtarë sepse falë tyre ne jemi sot shtet i pavarur, gjithmonë problemin e kemi patur me ato pesë vende të cilat nuk e kanë njoft Kosovën ndërsa tani po kemi probleme edhe me këto vende të cilat kanë qenë dhe janë ende mike të Kosovës, mirëpo janë me kritika pikërisht për këtë Kryeministër që po merr vendime ‘kokë më vete’ në emër të qytetarit të Republikës së Kosovës. Kujt i konvenon një Kosovë e izoluar, kujt i konvenon një Kosovë që nuk e ka në krah SHBA-të, kujt i konvenon një Kosovë që ka sanksione… i konvenon vetëm Serbisë. Në vend që ne me na u heq sanksionet, Serbia nënshrkuan marrëveshje me Francën, Gjermaninë, SHbA-të dhe kjo është tejet shqetësuese”
Tutje e njëjta tha se ka regres në demokraci dhe se nuk ka asnjë njohje gjatë kësaj qeverisjeje.
“Ju e dini që kemi regres në diplomaci, nuk kemi asnjë njohje, nuk kemi asnjë antarësim në organizata ndërkombëtare pikërisht për shkak të kësaj Qeverie. Ju e dini që dështuam në Këshillin e Evropës. Për herë të parë ne kemi sanksione nga Bashkimi Evropian. Sot gjithçka është më shtrenjtë… ka ardhur në pushtet me kauzën se do ta liroj bukën, qumështin dhe sot i ke dyfish të gjitha. I ka harru Sindikatat, shëndetësia, lista e pritjes për një operacion të thjeshtë është tejet e gjatë, s’ka zhvillim ekonomik, s’ka investime kapitale. Katër vite asnjë rrugë se ka përfundu” tha Krasniqi.