Krasniqi: Lëvizja Vetëvendosje na ka ikë, s’ka pas çka me thanë

Krasniqi: Lëvizja Vetëvendosje na ka ikë, s’ka pas çka me thanë

Lideri i PDK-së, Memli Krasniqi ka komentuar mungesën e VV-së në debate.

Ai ka thënë se VV-ja ka ik pasi sipas tij s’ka pasur cka me tregu.

“Ata na kanë ikë, i kanë bërë veprimet që ndoshta iu ka dal mirë në kuptimin elektoral, sepse s’kanë pas cka me na thanë, s’kanë pasë program, kanë marr një rezultat të jashtëzakonshëm pa pasur program, pa tregu se cka kanë realizu,  me një listë mos të them as modeste të kandidatëve për deputet, por sidoqofte iu ka funksionu aq sa iu ka funksionu. Por mos të harrojmë që VV-ja ka numër shumë ma të vogël të votave”, tha ai në Debat Plus.

Shpërndaje në: