Krasniqi: Kurti me ministrat e tij janë të izoluar pasi nuk kanë asnjë takim në arenën ndërkombëtare
Deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi thotë për KosovaPress se kryeministri Albin Kurti dhe ministrat e tij janë të izoluar nga aleatët ndërkombëtarë.
Sipas saj, masat ndëshkuese ndaj Kosovës dhe moslargimi i tyre janë alarm për prishjen e raporteve me aleatët perëndimorë.
“Kryeministri Kurti dhe ministrat e tij tashmë janë të izoluar pasi nuk kanë asnjë takim në arenën ndërkombëtare dhe s’kanë asnjë marrëveshje ndërkombëtare. Ne për herë të parë kemi masa nga Bashkimi Evropian”, thotë Krasniqi.