Krasniqi: Kurti ka pasë kontrollë të plotë edhe tek Vjosa Osmani
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, në sezonin e ri të intervistave të Periskopit ka folur edhe rreth raporteve me presidenten Vjosa Osmani.
Ai ndër të tjera u pyet se: A është fajtore presidentja e Kosovës për gjithçka çfarë ka ndodhur?-Çfarë halli kishte ajo me deklaratat e fundit?
Krasniqi shpreh se ka qenë e kontrolluar plotësisht nga Albin Kurti.
“Unë nuk jam këtu gjykatës me caktu se cili është fajtori, presidentja i ka përgjegjësitë e veta kushtetuese e ligjore. Por pushtetin ekzekutiv e ka kryeministri. Në fund të fundit zotri Kurti ka pasë kontrollë të plotë edhe tek presidentja, tjetër që tash e kemi pa presidenten t’u i shpërfaqë pakënaqësitë që mund të jenë shumë më të hershme…”- u shpreh Krasniqi.PERISKOPI