Krasniqi kujton Bajram Rexhepin: Tërë jetën u angazhua për t’i shërbyer qytetarëve dhe atdheut

Krasniqi kujton Bajram Rexhepin: Tërë jetën u angazhua për t’i shërbyer qytetarëve dhe atdheut

Kryetari i PDK’së, Memli Krasniqi, e ka kujtuar Bajram Rexhepin në 7 vjetorin e vdekjes së tij.

Krasniqi ka thënë se ai ishte i përgjegjshëm, parimor, i përkushtuar dhe i vendosur.

“Në 7 vjetorin e kalimit në amshim, nderojmë dhe kujtojmë kryeministrin e politikanin e shquar, doktorin e përkushtuar, njeriun e mirë e të dashur, mikun tim Bajram Rexhepi. Dr. Bajrami tërë jetën u angazhua për t’i shërbyer qytetarëve dhe atdheut. I përgjeshëm dhe parimor, i perkushtuar dhe i vendosur – i tillë ishte gjithmonë. Përherë në zemrat tona!”

Shpërndaje në: