Krasniqi: Kryetari i VV-së po përpiqet me çdo kusht të tërheqë vëmendjen e opozitës

Njohësi i çështjeve politike, Albert Krasniqi ka thënë se Kurti po përpiqet të marrë vëmendjen e opozitës, pas injorimit që po iu bëhet nga këta të fundit.
Ai në Facebook tha se gjuha denigruese e Kurtit ndaj LDK-së, është shembull i keq që sipas tij mund të lërë pasoja.
Kryetari i VV-së po përpiqet me çdo kusht të tërheqë vëmendjen e opozitës, duke refuzuar të pranojë injorimin e arsyeshëm që po i bëhet.
Sot paska përdorur gjuhë denigruese ndaj LDK-së duke i shtrembëruar emrin në “LDKyhi” dhe treguar batuta me miza, që janë pjesë e një diskursi polarizues që shpesh përdoret për të delegjitimuar kundërshtarët ose për t’i nënçmuar, duke i paraqitur si të pavlerë dhe qesharakë.
Ky model i sjelljes nga një lider në pushtet është një shembull i keq, i cili mund të lërë pasoja afatgjata në diskursin publik.