Krasniqi kritika Qeverisë: Politika e jashtme është për faqe të zezë

Krasniqi kritika Qeverisë: Politika e jashtme është për faqe të zezë

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rrezarta Krasniqi ka kritikuar Qeverinë aktuale duke deklaruar se politika e jashtme e vendit është për “faqe të zezë” dhe shteti ynë nuk ka pranuar asnjë njohje nga kjo qeverisje.

Krasniqi ka deklaruar edhe se Kosova ka dështuar në anëtarësimin e saj në Këshillin e Evropës për shkak të krerëve të shtetit.

“Politika e jashtme është për faqe të zezë. Nuk kemi asnjë njohje. Asnjë anëtarësim në organizata ndërkombëtare. Kemi dështimin në Këshillin e Evropës për shkak të krerëve të shtetit. Kanë premtuar se Asociacioni i Komunave me shumicë serbe do të dërgojnë në Gjykatën Kushtetuese, dhe nuk iu kanë përmbajtur këtij premtimi”, tha Krasniqi në RTV Dukagjini.

Shpërndaje në: