Krasniqi i reagon Kurtit: Kryemashtrues, vrima e buxhetit është bërë gropë për sekserët e tu
Deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi ka reaguar pas deklaratës së Kurtit se kinse e kanë mbyllur vrimën prej së cilës rridhte paraja e buxhetit.
Ajo përmes një postimi në Facebook e ka quajtur kryemashtrues Kurtin e cila tha se vrima për shpenzimin e buxhetit tani është bërë gropë e madhe për ministrat e sekserët e kryeministrit.
Deputetja tutje ka thënë se Qeveria Kurti është e zhytur thellë në korrupsion.
Njoftimi i plotë:
Kryemashtruesi Kurti dhe shokët e tij hajdutë
Deklarimi i Kurtit se është mbyllur vrima prej së cilës rridhte paraja e buxhetit është mashtrimi i radhës sepse vrima nuk është mbyllur por është hapur për Martinin, Nagipin dhe Ridvanin. Madje edhe ministrat e Kurtit kanë gjetur vend tek vrima e buxhetit që tanimë nuk është vrimë por gropë e madhe për ministrat dhe sekserët e Kurtit.
Qeveria Kurti është qeveri e mashtrimit dhe korrupsionit, qeveri që shërben për shokët e Albin Kurtit dhe ministrave të tij. Kjo qeveri është e zhytur thellë në korrupsion.