Krasniqi i përmend dy datat e zgjedhjeve: 30 qershori është më i mirë se 7 korriku

Krasniqi i përmend dy datat e zgjedhjeve: 30 qershori është më i mirë se 7 korriku

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka thënë se Kosova sa më shpejt duhet të shkojë në zgjedhje. Ai në “Debat Plus”, i përmendi dy datat të cilat sipas tij janë më të përshtatshme për zgjedhje.

Ai tha se 30 qershori dhe 7 korriku, janë datat që Kosova do mund të shkojë në zgjedhje nëse parparaksiht merren vesh partitë politike.

“Nuk kam dakordim me Kurtin, kam propozime të PDK-së, që janë lind me planfikimin dhe programin të përbashkët… Mendoj 30 qershori është më I mirë se 7 korriku. Nuk më takon ta citoj Albin Kurtin. Dëshirojmë të shkojmë në zgjedhje, opsionet janë të hapura, nëse veprojmë shpejtë, 30 qershori dhe 7 korriku janë data të përshtatshme, nëse nuk ndodh këtë periudhë… duhet me leju Kurtin ta përfundoj mandatin”, tha ai.

A do të ketë koalicion mes PDK e VV-së, kështu përgjigjet Memli Krasniqi

 

Shpërndaje në: