Memli Krasniqi: I padrejtë dhe i papranueshëm vendimi i Speciales

Memli Krasniqi: I padrejtë dhe i papranueshëm vendimi i Speciales

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, e ka quajtur të padrejtë dhe të papranueshëm vendimin e Dhomave të Specializuara që t’i refuzohet kërkesa ish-presidentit Hashim Thaçi për të marrë pjesë në varrimin e babait.

Krasniqi e ka quajtur diskriminim dhe arbitraritet vendimin e Speciales, raporton Periskopi.

“Refuzimi i kërkesës së Presidentit Thaçi nga Dhomat e Specializuara për të marrë pjesë në varrimin e babait të tij është jo i drejtë dhe i papranueshëm. Ajo që po ndodh sot nuk ka lidhje me drejtësi, por me diskriminim. Nuk është ligj, por arbitraritet. Nuk është siguri, por çnjerëzi. Një Gjykatë ku drejtësia harron njeriun është një Gjykatë që ka humbur rrugën e saj. Drejtësia pa ndjeshmëri është vetëm një mekanizëm i ftohtë, i pajetë, që nuk shërben as qytetarin, as shoqërinë. Historia nuk do të harrojë. E dhembshme dhe e papranueshme!”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.

Shpërndaje në: