Krasniqi i bindur: Kurti s’do të jetë më kryeministër, do të mbahet mend vetëm për urën e famshme të Saradranit

Krasniqi i bindur: Kurti s’do të jetë më kryeministër, do të mbahet mend vetëm për urën e famshme të Saradranit

Lideri i PDK-së, Memli Krasniqi është shprehur i bindur se nuk do të jetë më kryeministër Albin Kurti pas zgjedhjeve të 9 shkurtit.

Ai në një intervistë për Periskopin ka thënë se pavarësishtë mundësivë që ka pasur Kurti për ta trasformuar shtetin për të mirë, gjatë mandatit të tij asgjë s’ka bërë të jashtëzakonshme.

Krasniqi duke përmendur për programin e Kurtit që para se të vinte në pushtet e premtoi, tha se kjo Qeveri do të mbahet në mend vetëm për urën e Saradranit.

“Jo, jam 100% i bindur që z.Kurti nuk mund të jetë më kryeministër, sepse Kurti e ka pasur një mandat jashtëzakonisht të fuqishëm, ka mar mbi 50% të votës, e ka pasë shumicë  absolute në Kuvend, pushtetin total për të cilin fola kontrollun institucional, e ka pasur mundësinë idelae që s’e ka pasur askush përpara tij, dhe nuk besoj që do ta ketë as pas tij me fuqi të votës me zbatu totalisht programin dhe premtimet që i ka dhënë, me transformu këtë vend, normalisht jo që ka dështu por as s’ka provu me bërë diçka të jashtëzakonshme.

I vetmi sen që do të mbahet mend është ura e famshme e Saradranit që e ka atë fshat të popullarizuar se krejt cka ka përuru është qajo, s’janë në gjendje një urë që i ka 5m a 10m urë afër Badovcit me e ndërtu qe dy vjet gati”, ka thënë Krasniqi për Periskopin.

Intervista e plotë:

Shpërndaje në: