Krasniqi i AAK’së publikon faturën e lartë të energjisë elektrike: As 100 e as 200 euro shtesë s’kryejnë punë, milionat po shkojnë në kazanin e Martin Berishajt
Kandidati për deputetë nga radhët e AAK’së, Besnik Krasniqi, përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, ka publikuar faturën e energjisë elektrike që i ka ardhur.
Këtë, Krasniqi e ka lidhur me shtesat prej 100 eurove të Kurtit, ku thotë se ato do shkojnë për KEDS’in, e jo për mirëqenie.
“100 euro shtesë, jo për mirëqenie po për KEDS-in. Aq shumë janë ‘çoroditur’ faturat e energjisë këtë muaj, saqë as 100 e as 200 euro s’i kryejnë punë askujt. Krejt milionat e këtyre shtesave do të shkojnë në kazanin e Martinit, i cili është shndërruar në fabrikë për gllabërimin e parasë publike”, ka shkruar ndër të tjera ai.
Postimi i plotë:
100 euro shtesë, jo për mirëqenie po për KEDS-in. Aq shumë janë ‘çoroditur’ faturat e energjisë këtë muaj, saqë as 100 e as 200 euro s’i kryejnë punë askujt. Krejt milionat e këtyre shtesave do të shkojnë në kazanin e Martinit, i cili është shndërruar në fabrikë për gllabërimin e parasë publike.
Riciklim i parave të popullit për t’ju kthyer në fund monarkut të energjisë, udhëheqësve të Lëvizjes dhe kreut të qeverisë. Thesi ka nevojë të mbushet se u duhen para për vota!
Hajdutë ordinerë e të paskrupullt!