Krasniqi i AAK`së: Dyshoj se Qeveria Kurti është e lidhur me mafian energjetike
Kryetari i degës së AAK`së në Prizren, Besnik Krasniqi ka akuzuar rëndë qeverinë e Kosovës e ku sipas tij, ajo çfarë ka ndodhur me energjinë elektrike, rritjen e çmimit të saj, importin dhe të tjerat janë kryekëput “lidhje mafioze” të kësaj qeverie.
Sipas tij, vjedhja më e madhë që i ka ndodhur popullit të Kosovës nga kj oQeveri, është ajo përmes faturave të energjisë elektrike.
“Unë besoj se prishja e turbinave të elektranës të Kosovës B, ka qenë e qëllimshme për ta importuar energjinë elektrike me një kosto jashtëzakonisht të shtrenjtë, krahas asaj që KEK e shtet pjesën e saj me 29,50 euro megavtin. ZRRE ka importua rrymë nga vendet e rajonit me një çmim ku ka raste, kur ministrja Rizvanolli ka deklaruar se e kanë blerë megavatin 1 mijë euro. Të gjitha kjo të japin të kuptosh se kjo Qeveri në mënyra të organizuar është pjesë e interesit të mafias energjetike në Ballkan dhe më gjerë”, ka thënë ai në T7.
Sipas Krasniqt, krejt këto janë bërë me qëllim për ta importuar energjiën elektrike me një kosto jashtëzakonisht të shrejtë.
“Pavarësisht gjithë këtyre, rritja e çmimit të rrymës është bërë në mënyre lineare pavarësisht a importohet a prodhohet nga KEK, pra edhe nëse KEDS e blenë prej KEK e shet me të njëjtin çmim te qytetarët sikur ta kishte importuar nga vendet e tjera me çmime të mëdha”, tha ai.