Krasniqi i AAK-së: Kurti, Babadimër që t’i përmend çdo ditë dhuratat

Krasniqi i AAK-së: Kurti, Babadimër që t’i përmend çdo ditë dhuratat

Kryetari i degës së AAK-së në Prizren, Besnik Krasniqi, ka reaguar pas videos propaganduese të kryeministrit Kurti, i cili duke dashur të shfajësohet për skandalin e lëndës së edukatës seksuale, ka provuar të të tërheqë vëmendjen duke i konsideruar si arritje shtesat për fëmijët.

“Tash, kur i është sosur propaganda për ‘çlirimin’ e veriut, e vetmja kryefjalë e retorikës boshe kanë mbetur shtesat e fëmijëve dhe roli i tij si babadimër për shpërndarjen e parave, për të luajtur me dinjitetin e atyre, për të cilët edhe 20 euro si shtesë e fëmijëve janë të mirëseardhura”, ka shkruar Krasniqi në rrjetet sociale.

Humbja e pushtetit, të cilin Kurti po e sheh në horizont, sipas Krasniqit, ka bërë që ai të mos jetë në një linjë as me ministrat e tij. Tutje, Krasniqi ka thënë se fatkeqësisht qytetarët duhet të presin një tjetër qeverisje, pasi kjo aktualja, që u premtua si qeveri e shpresës, sipas tij, u qëndroi besnik veç Liburnit, Fitores, Fatonit, Dejonës, Martinit, Nagipit, Izedinit dhe të pangopurve të tjerë.

“Ky mandat qeverisës ishte sikurse emri që bartin: Vetëvendosim, për vete!”, ka shkruar kreu i degës së AAK-së.

Shpërndaje në: