Krasniqi i AAK-së: Intervistimi i MIhalit shpërfaq menaxhimin kriminal të Qeverisë Kurti
Kreu i Degës së AAK-së në Prizren, Besnik Krasniqi, ka thënë se KEK-u është vetëm një nga ndërmarrjet publike që shpërfaqin mungesën totale të kompetencës dhe menaxhimin kriminal.
Pas intervistimit të Dejona Mihalit nga Prokuroria Speciale, kryetari i AAK-së në Prizren, Besnik Krasniqi, ka shkruar se shqetësimet e ngritura lidhur me vjedhjen e milionave në KEK, po bëhen gjithnjë e më serioze.
“Lajm i mirë që prokuroria sot paska intervistuar shefen në hije të Nagipit e Martinit, Dejona Mihalin.Shqetësues fakti për pushtetin që i është dhënë një gruaje që s’e lidh asgjë me Kosovën, përpos dëshira për kontroll e diktaturë, përmes të cilave veprime ndjell frikë në Vetëvendosje e në institucione të Republikës sonë”, ka shkruar mes tjerash kreu i Degës së AAK-së në Prizren.
Ai tutje ka thënë se Korporata Energjetike e Kosovës është vetëm një nga ndërmarrjet publike që, siç ka thënë, shpërfaqin mungesën totale të kompetencës dhe menaxhimin kriminal të kësaj qeverie gjatë 4 vjetëve të humbura, të stagnimit e degradimit që i shkaktuan Kosovës.
Në një intervistë në TV, muajin e kaluar, Krasniqi kishte shpjeguar se si kishte funksionuar krimi në Korporatën Energjetike të Kosovës.
Krasniqi i AAK`së: Dyshoj se Qeveria Kurti është e lidhur me mafian energjetike