Krasniqi i AAK: Kur të dënohet Kurti me burg, do të kërkojë dy kate mbindërtim në Kryeministri
Pasi kryeministri Albin Kurti kërkoi që Prokurori ta intervistojë në kryeministri, ka reaguar Besnik Krasniqi nga AAK.
Ai në Facebook ka thënë se Kurti kur të dënohet do të kërkojë që burgun ta bëjë me dy kate mbindërtim në Qeveri.
Krasniqi tutje tha se kërkesa të tilla ngjasojnë me narkotrafikantin Pablo Escobar, i cili në kohën e tij i kishte detyruar autoritetet kolumbiane të ngrinin “burg me pesë yje” enkas për të.
Postimi i plotë:
Kryeministri sot paska kërkuar që ta intervistojë prokurori në zyrë.
Kur të akuzohet, e lyp edhe Gjykatën në ndërtesën e Qeverisë, kur të dënohet e kërkon edhe burgun, dy kate mbindërtim në Kryeministri.
Tallja e këtij niveli me organet e drejtësisë është e paparë në praktikën e shteteve demokratike. Kërkesa të tilla ngjasojnë me narkotrafikantin Pablo Escobar, i cili në kohën e tij i kishte detyruar autoritetet kolumbiane të ngrinin “burg me pesë yje” enkas për të.
Prokuroria duhet ta kryejë punën e vet pa presion e të mos u nënshtrohet kërkesave të mentalitetit autoritar, që kanë synim ta bëjnë dallimin mes klasave.
Kryeministër, viktimizimi më nuk kryen punë. Shko rrëfehu te vendi, gjykohu siç e meriton e vuaj në Dubravë a Dyz, nëse s’ta zënë krejt vendin ministrat e tu!