Krasniqi homazhe në Prekaz: Të jetë ky viti i fundit që festojmë Ditën e Pavarësisë, pa prezencën e Thaçit, Veselit, Krasniqit e Selimit

Krasniqi homazhe në Prekaz: Të jetë ky viti i fundit që festojmë Ditën e Pavarësisë, pa prezencën e Thaçit, Veselit, Krasniqit e Selimit

Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka bërë homazhe tek Kompleksi Memorial “Adem Jashari” me rastin e përvjetorit të Pavarësisë. 

Nga aty ai ka uruar qytetarët e në veçanti ish-udhëheqësit e UÇK-së, të cilët ndodhën në Hagë, me urimin që ky të jetë viti i fundit që festojmë pa ta.

“Kjo është një ditë e cila e ka përmbyllur sakrificën e madhe të gjeneratave duke realizuar kërkesën që ka pasur populli ynë për dekada. Shfrytëzojë rastin që në veçanti këtë ditë t’ua urojë liderëve dhe udhëheqësve të UÇK-së që po mbahen padrejtësisht në Hagë, filluar nga presidenti Thaçi e gjithë të tjerët me urimi që të jetë ky viti i fundit që festojmë Ditë e Pavarësisë pa prezencën tyre”, ka thënë Krasniqi.

Shpërndaje në: