Krasniqi: Fuqia e shtetit tonë qëndron në zemrat e njerëzve të tij, jo në duart e disave në pushtet
Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi është takuar me nëndegët e kësaj partie në Lipjan, ku thotë se mori mbështetje për fitore.
Krasniqi tutje shton se, “Fuqia e shtetit tonë qëndron në zemrat e njerëzve të tij, jo në duart e disave në pushtet”.
E plotë:
📍 Lipjan, takim me nëndegë dhe qytetarë: Moblizim. Mbështetje. Fitore!
Fuqia e shtetit tonë qëndron në zemrat e njerëzve të tij, jo në duart e disave në pushtet. Prandaj, me 9 shkurt, bashkë me secilin prej jush, do të tregojmë se Kosova mundet ma mirë.#PDK131